Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjoshi: Kurti i dha fuqi të madhe qëndrimit në pushtet Vuçiqit

    26/05/2023 | 20:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e realizon në terren skenarin e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arritur më 18 Mars në Ohër.

    “Skenarët janë të qartë: Vendosja në terren e Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”, tha Gjoshi.

    Ai theksoi se Kurti i ka dhënë një fuqi të madhe qëndrimit në pushtetit të Vuçiqit.

    “Politika konfliktuale, përfshirë dhe me miqtë amerikanë, është e dëmshme për sovranitetin e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

    Sot në tri komunat veriore të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pati tensione.

    Një numër i protestuesve serbë sot u përpoqen të pengonin kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave, të shkonin në vendet e tyre të punës.

    Për këtë shkak është dashur edhe intervenimi i policisë.

    Derisa në Serbi që disa ditë po mbahen protesta Anti-Vuçiq./Klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.