Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Futbollisti rumun: I duam gjashtë pikë ndaj Kosovës e Zvicrës

    22/05/2023 | 08:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 do të rikthehen në muajin qershor, ndërsa Kosova do të ketë punë me Rumaninë dhe me Bjellorusinë.

    Janë pikërisht rumunët që do të zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 16 qershor.

    Pas dy barazimeve, me Izraelin dhe me Andorrën, “Dardanët” do ta kërkojnë fitoren e parë në Grupin I pikërisht ndaj Rumanisë, e cila e ndan pozitën e parë me Zvicrën me nga 6 pikë, shkruan “Gazeta Express”.

    Por, objektivin e njëjtë në këtë ndeshje me Verdhekaltrit e kanë edhe rumunët.

    Ata do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i marrë tri pikë, të cilat do t’i afronin me kualifikim pasi është Kosova pikërisht kundërshtari direkt i tyre për vend të dytë.

    Krahas Kosovë, Rumania në qershor do të ballafaqohet edhe me favoriten e grupit, Zvicra në udhëtim.

    Sidoqoftë, futbollisti rumun, Ianis Hagi, i cili është në formë të mirë dhe që po e pret ftesën e parë në Kombëtare, është optimist se shokët e tij do t’i fitojnë ndeshjet e ardhshme dhe që do t’i afrohen kualifikimit në Euro 2024.

    “I kemi dy ndeshje, me Kosovën dhe me Zvicrën, mendoj se krejt vendi ynë duhet të koncentrohet në dy ndeshjet e radhës. Jemi në një pozitë të favorshme, i kemi marrë gjashtë pikë nga gjashtë të mundshme. Për momentin jemi në krye, duhet t’i fitojmë ndeshjet dhe kjo mjafton”, deklaroi fillimisht mesfushori rumun në emisionin “Disi Sport Special show”, përcjell “Gazeta Express”.

    “Planet e mia janë që të përfshihem në skuadrën kombëtare pasi s’kam më probleme me lëndime. Gjëja më e rëndësishme është që t’i marrim gjashtë pikë në qershor”, tha tutje futbollisti i Glasgow Rangers.

    24 vjeçari Ianis Hagi është i biri i legjendës rumune të futbollit, Gheorghe Hagi. /Gazeta Express/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale
    • Nasuf Bejta merr pjesë në Kongresin e 19-të të Akademisë së Shkencave të Ballkanit për pasurimin e mineraleve
    • Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin
    • Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova
    • Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.