Kryetari i komunës së Vushtrriaë, Ferit Idrizi, ka reaguar pasi janë dëmtuar disa drunjë dekorstiv në rrugën dëshmorët e Kombit në Vushtrri.
“Kujt po i pengojnë drunjët dekorativ” ka pyetur Idrizi.
Postimi i plotë:
KUJT PO I PENGOJNË DRUNJËT DEKORATIV?
Si një ndër komunat me ambientin më të pastër dhe hapësirat publike të gjelbëruara, sot jemi përballur me një gjest të shëmtuar dhe vandal nga persona të papërgjegjshëm, të cilët në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” (afër Emona Market), me qëllim kanë dëmtuar hapësirat gjelbëruese.
Me të marrë lajmin, inspektorati dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Raste të tilla nuk do të na zbrapsin, andaj të dashur qytetarë ju lutem që bashkërisht ta ruajmë dhe ta mbajmë ambientin pastër! 🙏