Kuvendi komunal ka miratuar rregulloren për orarin e punës së subjekteve afariste.
Dita e diele do të jetë ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë, duke përjashtuar gastronominë, furrat, frizerkat, pompat e derivateve, shkruan Jepi zë.
Këtë e kishte propozuar asambleisti Hamdi Hasani.
Postimi i tij:
E diela pushim.
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës, isha i nderuar që në emër të grupit të Asambleistëve të PDK-së, të propozoj që e diela të jetë ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë afariste në qytetin tonë.
Duke përjashtuar bizneset të cilat jan të nevojshme për qytetarët, që atë ditë vikendi ta kalojn sa ma bukur me familjet e tyrë, e ato jan: Gastronomia, furrat e bukes, pompat e derivateve dhe sallonet e bukurisë(frizerët/frizerkat).
Si dhe duke përjashtuar kohen e pushimeve të bashkëatdhetarêve tanë, ku nga 15.06.2023 deri me 31.08.2023, lejohet puna.
Ishte shumë e arsyeshme dhe e nevojshme për ju qytetarë të nderuar qê ta keni një ditë në javë, për planifikim me familjet tuaja.
Dhe unë ju uroj të gjitha të mirat.