Sonte në Teatrin e Qytetit të Vushtrrisë është dhënë shfaqja “Ariu”, një dramë e stilit komdedi e autorit të famshëm Antoni Çehov.
Regjinë e shfaqjes e ka bërë Fazli Muharremi, ndërsa progatonistë të saj ishin tre aktorët e njohur për publikun vushtrrias.
Në këtë shfaqje luajtën aktorët Butrint Muharremi, Blerina Veseli dhe Qamil Sahiti, të cilët performuan në rolet e tyare duke lënë të kënaqur publikun e pranishëm në sallë.
Kjo shfaqje si rrallë herë mblodhi një numër të konsiderueshëm shikuesish duke mbushur sallën e Teatrit të Qytetit të “Vushtrrisë”./VushtrriaOnline