Analisti Petrit Zogaj, duke komentuar shtyerjen e zgjedhjeve ka thënë se kjo elitë politike ka një padije të madhe dhe populizëm, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky pushtet ka thënë se nuk bën kompromise.
Më tej, ai ka thënë se kanë eksperimentuar me këto rrethana ku ka pasur edhe policë të plaogusur si dhe krijim të një situate konflikti.
Këtu keni postimin e plotë:
“Zgjedhjet nuk ishin shpallur qe qytetaret ne kater komuna te votonin udheheqjen komunale, por per te na thene neve qe “ja me neve s’ka kompromis.” Vendimi per ato zgjedhje ishte puro populist dhe i papergjegjshem.
Tash, masi e pane qe s’kane kurrfare kontrolli ne keto kater komuna, kur e pane qe situata mundet me u perkeqesu, kur e pane qe keta populiste munden me dale keq nga kjo situate, thojne qe po i shtyjme zgjedhjet.
Ne kete eliten aktuale, eshte nje kombinin i cuditshem i injorances, pra nje padije e madhe dhe populizmit.
Derisa keta eksperimentojne, plagosen police, bllokohen rruge dhe krijohet situate konflikti”, ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në veri janë shtyrë për në prill të vitit 2023 teksa veriu i Kosovës është përballur me sulme sistematike me bomba si dhe sot edhe me vendosje të barrikadave në rrugë. / Gazeta10.