Këshilltari i presidentes, Blerim Vela, ka komentuar situatën e fundit në veri të vendit.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Beogradi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim në veri.
Vela po ashtu tha se anëtarët e “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës, po i mënaxhojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit.
“Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës. Anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat. Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka shkruar Vela në Twitter.