Emocionet e papërsëritshme që ka përçuar fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë ka bërë që shqiptarët në Frankfurt të dalin të festojnë në rrugë.
Ata kanë marrë flamuj dhe tupana, duke kënduar e kërcyer në mes të rrugës.
Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3:2, për të vazhduar tutje në 1/8 e finales së Botërorit.