Në Vushtrri u mbajt mbledhja e Këshillit koordinues për konsolidimin e Degës së Aleancës Kosova e Re (AKR).
Siç shkruan VushtrriaPress-i, koordinatori Prof.Rrahman Sefedini, ka treguar për aktivitetet që janë duke i bërë për zgjedhjet në nëndegë dhe për Kuvendin Zgjedhor tëDegës.
“Është një ekip me shumë të rinj të kyqur në aktivitete, i cili premton kyqjen e anëtarësisë së gjërë në zgjedhjet në nëndegë dhe në kuvendin e Degës. AKR-ja në Vushtrri po zgjerohet me shumë anëtarësime të reja dhe me shtrirje në tërë lokalitetet e komunës”, ka thënë ai.
Ndryshe, partia e drejtuar nga Behgjet Pacolli në Vushtrri kishte qenë pjesë e disa pushteteve me udhëheqjen e disa drejtorive komunale.