Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar gjatë ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të ketë intensifikim të reshjeve të karakterit lokal, për të marr shtritje më tej pas mesnate, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C. /Front Online/