Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar sot në Tiranë ku edhe do të zhvillohet Samiti BE-Ballkan Perëndimor.
Me këtë rast, Osmani është deklaruar e lumtur që gjendet në Tiranë.
Ajo tha se shpreson që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të Bashkimit Evropian drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE-së.
“Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE”,tha Osmani, transmeton lajmi.net.
Ajo tutje shtoi se ky është një takim në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe nuk është vendi për dialog dhe negociata në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duhet përkujtuar që i pranishëm në këtë Samit do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe përfaqësues të shumtë të BE-së./Lajmi.net/