Vushtrria ka mbetur pa furnizim me ujë të pijes përshkak të nivelit të lartë të turbullueshmërisë së ujit në kanalin e “Ibër-Lepenc”.
Kjo është njoftuar si arsye edhe nga kompania rajonale e Ujësjellesit “Mitrovica”.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Njoftojmë konsumatorët e Vushtrrisë së për shkak të nivelit të lartë të turbullëshmërisë së ujit të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenc” është ndërprerë prodhimi/trajtimi i ujit në Impiantin e ujit në Balinc.
Kjo, është arsyeja e mungesës së ujit të pijes në tërë Vushtrrinë.
Presim që gjatë orëve të pasditës të bie niveli i turbullëshmërisë dhe atëherë edhe të rifillojmë prodhimin dhe furnizimin e popullatës me ujë të pijes.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!