Një traktor është përdorur për të formuar një rreth në një sipërfaqe për të simbolizuar kështu “Rrethin e Kaltër”, një tjetër simbol për vetëdijësimin ndaj “Sëmundjes së Diabetit”.
Veprimi i Dr.Edita Blakaj-Shala, endokrinologe në Spitalin e Vushtrrisë, po vlersohet si ndër më kreativët në botë për shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Diabetit” këtë vit, duke shënuar kështu përdorimin e parë të një mjeti mjeti bujqësor për fushatën ndaj sëmundjes së diabetit.
Një vlerësim të tillë e ka bërë edhe “Global Diabetes Walk” duke vlerësuar lartë ideatorën dhe organizatoren e shënimit të Ditë së Diabetit në Vushtrri, Dr.Edita Blakaj-Shala, që ushtron funksionin e Endokrinologes pranë Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Për të dytën herë me rradhë Vushtrria është nikoqire e një organizimi me përmasa të tilla si “Dita e Diabetit”, duke shënuar kështu shumë aktivitete në një ditë të vetme në kuadër të fushatës për ndihmë dhe vetëdijësim kundër kësaj sëmundje.