Hamide Magashi është viktima e mbrëmshme e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
E ndjera, Hamide Magashi kishte punuar në komunën e Ferizajt, si mirëmbajtëse e higjienës.
Këtë e ka konfirmuar për Express Burbuqe Magashi e cila rrëfeu se motra e saj tashmë e ndjerë Hamidja ka qenë gjithmonë e mavijosur për shkak se ish-burri ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj saj.
Madje thotë se i njëjti e ka ndalur edhe nga puna dhe të njëjtën e ka mbajtur të izoluar.
“Motra ka punu në komunën e Ferizajt, kur ka qenë e martuar e ka lënë me punu vetëm 1 muaj dhe ka shku u rrokë me ata të komunës dhe e ka ndalë prej punës. Maltretim të madh ka pas. Burri i saj u rrokë me zyrtarë të komunës dhe ja ka ndalë punën….Ka ardhe përmes me qykë të alltisë krejt pleh, këmbët i ka pas krejt vreda. Me krah, me krejt ka qenë pleh….Ajo qaq stres që ka pas 1 muaj s’ka mujt me marrë në kontroll vetën, rrike veç në heshtje. Por e kemi marrë i kemi folë, u përmirësu motra….I ka thanë kur të lindi, fëmijën ta dha. Ai e mbyti motrën dhe evladin e vetë”, rrëfehet Burbuqja për Gazetën Express.
Nga komuna e Ferizajt I kanë thënë Insajderit se Magashi ka punuar në një kompani private të mirëmbajtjes e kontraktuar nga komuna.
Sipas tyre, e ndjera së fundi e kishte lënë punën.