Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur me anë të faqes së tij në Facebook se sot e ka emëruar Kushtrim Xhemailin zëdhënës të partisë.
Kreu i AAK-së ka thënë se kjo është bërë në kuadër të riorganizimit të Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK dhe njoftoi se Kushtrimi ka mbaruar fakultetin ekonomik dhe është pjesë e DIMP që nga viti 2020, si dhe në mbështetje të Grupit Parlamentar të AAK-së.
Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se bashkë me kolegët e kryesisë në mbledhjen e rregullt diskutuan për situatën e sigurisë në vend, procesin e dialogut, krizën ekonomike dhe energjetike, dhe u shpreh se Aleanca qëndron fuqishëm në pozicionin e saj në mbrojtje të interesave nacionale dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.