Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic dhe popullin kroat pasi ky shtet nga 1 janari 2023, bëhet anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen.
“Me mbështetjen e sotme unanime nga Bashkimi Evropian për heqjen e kontrolleve kufitare, Kroacia tani është e vendosur të bëhet anëtare e Eurozonës dhe Zonës Shengen deri më 1 janar 2023. Urime njerëzve të Kroacisë dhe kryeministrit Andrej Plenkovic, i cili po e arrin këtë moment historik:, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.
Ndryshe, ministrat e Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian miratuan sot hyrjen e Kroacisë në zonën e Schengenit. Sipas këtij vendimi, nga 1 janari i vitit 2023, nuk do të ketë më kontrolle të udhëtarëve në kufijtë Kroaci-Slloveni dhe Kroaci-Hungari, ndërkaq nga pranvera do të hiqen edhe kontrollet për fluturimet nga aeroportet e Kroacisë drejt vendeve të Schengenit.Pajtimi që Kroacia të futej në Schengen ishte arritur muaj më parë, pasi asnjë shtet anëtar nuk ishte shprehur kundër këtij vendimi.
Miratimi i këtij vendimi ishte një procedurë më e komplikuar për shkak se u insistua që të njëjtën kohë të miratohej edhe vendimi për Bullgarinë dhe Rumaninë. Por, disa shtete, përfshirë Austrinë dhe Holandën, ishin kundër hyrjes së Bullgarisë në zonën Schengen.