Kryeministri Albin Kurti ka uruar Zvicrën për fitoren ndaj Serbisë, duke bashkangjitur një fotografi të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, duke festuar.
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3-2 në një ndeshje tejet të tensionuar, duke u kulaifikuar tutje në fazën e eliminimeve direkte të Katar 2022, ndërsa Serbia niset për në shtëpi.