Analistja politike Laura Kryeziu ka thënë se Qeverisa e Kosovës është e pakoordinuar kur bëhet fjalë për situatën në veri.
Sipas saj, Kosova ka punuar 20 vjet për ta integruar veriun e vendit.
“Ndryshimi i realitetit në këtë rast nuk është aspak në favor të Kosovës dhe nuk është kontekstin se Kosova është duke e ushtruar sovranitetin e saj, kushtetutshmërinë e saj. Kosova ka punuar 20 vjet radhazi për integrimin e veriut. Jemi dëshmitarë të iniciativës me targa se si përfundoi edhe te kjo me zgjedhje, ne e shohim një qeveri që nuk është e koordinuar dhe nuk e dimë me çfarë epilogu iu ka futur veriut”, ka thënë Kryeziu në Rubikon.
Ajo shtoi se nuk ka pasur integrim ‘fallco’ në veri, por një shtrirje të shtetit, në të cilën sot nuk e ka asnjë policë të Kosovës që patrullon në atë pjesë.