Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, së bashku me një delegacion nga Vushtrria, mori pjesë mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e turizmit, ndërmjet Asociacionit të Turizmit të Kosovës dhe Bullgarisë.
Kryetari Idrizi ishte atje me ftesë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bullgari.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin edhe zv. kryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Emilia Rexhepi; ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, shkëlqësia e tij, z. Delfin Pllana, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit të Bullgarisë.
“Kjo ngjarje i hapë rrugë promovimit të turizmit kulturor dhe natyror, po ashtu edhe Komunës së Vushtrrisë”, – vlerësoi z. Idrizi.