Për analistin politik, Vehbi Kajtazi, zgjedhje në katër komunat veriore nuk do të ketë.
Ai tha se zgjedhje në veri nuk do të ketë për arsye të sigurisë dhe se Lista Serbe nuk është pjesëmarrëse e këtyre zgjedhjeve.
Sipas tij, zgjedhjet do t’i bojkotojnë edhe qytetarët serbë, pasi siç tha, nuk beson se ata do të votojnë një kandidat tjetër apo një kandidat shqiptar.
“Nëse mendon dikush se me polici e Njësi Speciale të organizojë zgjedhje e t’i quaj demokratike është e pamundur. Nuk do të ndodh kjo”, është shprehur ai në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, Kajtazi tha se deklarimi i sotëm i ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se në veri ka kapacitete të mbahen zgjedhjet dhe se policia është e gatshme t’i kryej detyrat e saj, është për keqardhje.
“Sveçla po flet për individë, që po jep informacione se ne e dimë se kush janë ata, por pyetja është se pse s’po arrestohen ata njerëz. Pra, ata qenkan policë të Kosovës që janë të përfshirë në këto akte kriminale të dëmtimit të institucioneve”, është shprehur Kajtazi, njofton Klankosova.tv.