Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 78-të të ditëlindjes.
Përmes një fotografie nga arkiva krah Rugovës, Haradinaj thotë se është i nderuar që ka punuar me të, njofton Klankosova.tv.
“Sot, në ditëlindjen e tij, Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.
E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale. Urime ditëlindja President Rugova”, ka shkruar kreu i AAK-së, në Facebook