Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka uruar ditëlindjen Rifat Jasharit, vëllait të heronjve Adem e Hamëz Jashari.
Haradinaj ka publikuar një fotografi me Jasharin në urimin e tij.
“I dashur baca Rifat, të uroj edhe shumë ditëlindje të tjera pranë nipërve e mbesave tuaja, me shëndet e mbarësi!”, ka shkruar ai.
Rifat Jashari ka mbushur sot 76 vjet jetë./Front Online