Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares mbrëmë në oborrin e QKUK-së.
Musliu ka thënë se kur lexon deklaratat e Kurtit në lidhje me këtë rast shqetësohet për shëndetin mendor të kryeministrit, transmeton Zeri.info.
“Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të kryeministrit të Kosovës!”, shkroi Musliu.
Kurti mbrëmë dhe sot ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ku i dyshuar është bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në proces divorci. /Zëri