Deputeti nga rradhët e Listës Guxo!, Nasuf Bejta, ka zhvilluar sot një takim me ish-luftëtarë të Betejës së Kosharës duke shtuar se ky është një nder i madh për të si deputet të jetë në mesin e tyre.
Bejta e ka përshkruar se tejet emocionuese takimin e tij me ish-luftëtarët e Koshares, duke shtuar se ata janë dëshmia më e mirë për sakrificat që u bënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.
“Vërtetë histori emocionuese, shokët që këta djem humbën, gjymtyrët që i humbën dhe mundin e gjakun e derdhur për lirinë që sot e gëzojmë. Janë dëshmitarët më të mirë se sa me vështirësi u arritë liria që e gëzojmë sot.” ka shkruar Bejta.
“Enver Gashi, Bisa Bajgora, Shpetim Agusholli, Rafet Ibishi, Zekri Agushi, Xhevdet Ahmeti, si dhe bashkëvendasi im shumë i dashur dhe i respektuar Selman Kajtazi, kontributin tuaj nuk ka çmim që e paguan, andaj u jemi mirënjohës gjithë jetën.” ka shkruar në vazhdim ai