Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deputeti Abrashi kritikon KFOR-in për vonesën e heqjes së barrikadave në veri

    15/12/2022 | 18:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i LVV-së kritikon KFOR-in për vonesën e heqjes së barrikadave: Si pasojë e bllokimit të rrugëve, sot vdiq një qytetare serbe

    Një qytetare serbe, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tezja e saj e cila jeton në veri të Mitrovicës ka pësuar një sulm në zemër, pasi që siç thotë ajo, djali i saj u torturua nga persona të maskuar, që ajo i quan “majmunë të maskuar”.

    Mirëpo, siç shkruan kjo qytetare, asaj iu bë e pamundur të dërgohej edhe në spitalin e Mitrovicës, pasi që persona që qëndrojnë tek barrikadat nuk i hapën rrugën.

    Ndërkohë deputeti i shumicës Artan Abrashi ka kritikuar KFOR-in, për mos heqjen e barrikadave në veri.

    Madje sipas tij për shkak të barrikadave sot vdiq një qytetare serbe, në pamundësi për të marrë shërbime shëndetësore.

    “KFOR kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave ndërkohë që u bënë disa ditë. Sot si pasojë e bllokimit të rrugëve nacionale një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë vetëm pse nuk pati mundësi të marrë tretman mjekësor. Liria lëvizjes dhe e drejta për të marrë shërbimet shëndetësore janë të patjetërsueshme”, ka shkruar deputeti Abrashi. /telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.