Shoqata “Bereqeti” në Vushtrria ka shpërndarë sot 50 pako ushqimore me miell për familjet me gjendje të rëndë ekonomike nga komuna e Vushtrrisë.
Siç thuhet në njoftimin e shoqatës kjo po bëhet për t’ua lehtësuar sadopak gjendjen gjatë stinës së dimrit familjeve që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.
Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjenike është bërë në lokalet e Xhamisë “Gazi Ali Beg2 në Vushtrri.
Postimi i plotë:
Me ardhjen e stinës së dimrit rritet edhe nevoja që tu dalim në ndihmë familjeve me asistencë sociale. Andaj sot shoqata jonë ka shpërndarë 50 pako ushqimore dhe higjienike dhe 50 thasë miell për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.
Aktivitetet tona do të ishin të pamundura pa donatorët të cilëve u jemi mirënjohës për kontributin e tyre në lehtësimin e gjendjes sociale të familjeve në nevojë.
Të gjithë ata që duan të bashkohen me ne që tu dalin në ndihmë familjeve në nevojë mund të drejtohen në zyrat tona ose të kontaktojnë në numrat e telefonit 044701072 dhe 044189539