Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta, në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Kosovës ka vlerësuar lartë përkushtimin dhe angazhimin qeveritar për mbështetjen institucionale të personave me aftësi të kufizuara.
“Në 30 Nëntor mori vendim dhe shpalli vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuara . Me këtë vendim Qeveriae Kosovës shpërfaqi përkushtimin dhe një çasje më serioze në promovimin e të drejtave të kësaj kategorie dhe përmirësimin e kushteve njerëzore të kësaj kategorie. Shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara kishte për qëllim mobilizimin e burimeve institucinonale në mënyrë që të krijohet një mundësi e drejtë për një Kosovë pa pengesa për askënd pa dallim gjinie, kombësie, gjuhe e prejardhje. Në këtë drejtim gjatë këtij viti qeveria e Kosovës ishte angazhuar në aktivitete të ndryshme që kishi për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore, kushteve të punësimit, dhe në zbutjen e praktikave diskriminuese gjatë kësaj kategorie. Në fakt qeveria e Kosovës po tregon përkushtim për zbatimin e ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara që ky kuvend e ka miratuar që në vitin 2009, por që fatkeqsisht ka ngecje në zbatimin e tij”. ka thënë Bejta.
“Të gjithë duhet të angazhohemi për zbatimin e ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Posaqarisht qeveria e Kosovës duhet të obligoi të gjitha institucionet private e publike për çdo 50 të punësuar 1 i punësuar të jetë nga kjo kategori.” ka thënë deputeti Bejta.