Përfaqësuesja e Zvicrës është duke e zhvilluar momentalisht ndeshjen e dytë në Grupin G të Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Helvetikët” po përballen me Brazilin. Ndeshja është duke u zhvilluar në “Stadium 974”, teksa ka filluar nga ora 17:00 – shkruan Gazeta Express.
Andi Zeqiri ka publikuar një fotografi nga shtëpia, duke e shikuar këtë ndeshje.
Kujtojmë se Zeqiri, i cili pranoi ftesën e Zvicrës para Kosovës, nuk u ftua fare nga përzgjedhësi Murat Yakin për t’iu bashkuar Zvicrës në Katar. /Gazeta Express/