Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, është i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje rreth tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.
Ai duke folur për takimin e mbrëmshëm me presidentin e Serbisë, ka thënë se në takim kanë qenë të pranishëm edhe disa zyrtarë të lartë të Serbisë.
Rakiq ka thënë se e kanë parë një shqetësim tek presidenti i Serbisë.
“Përveç tij [Vuçiqit}, në atë takim ishin të pranishëm edhe ministrat dhe kryeministrja e Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën. Mund të kemi qenë të lodhur mbrëmë, por kur pamë shqetësimin e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e krizës – besoni se asgjë nuk është më e vështirë për ne”.
Më tej, ai ka thënë se është shumë e qartë se kush është përgjegjësi për këtë situatë duke aluduar tek Kosova.
“Këtë mund ta dëgjoni nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe nga vetë Borrelli. Besoj se të tjerët do të thonë të njëjtën gjë…sepse kësaj radhe është e qartë se kush është përgjegjës”, ka thënë Rakiq. / Gazeta10