Përfaqësuesja e Iranit ka bërë zëvendësim të detyrueshëm në start të ndeshjes kundër Anglisë. Portieri i parë i Iranit, Ali Beiranvand është zëvendësuar nga Seyed Hossein Hosseini.
Ky ndërrim i detyruar është bërë në minutën 19-të për shkak se Beiranvand nuk ka mundur ta vazhdojë ndeshjen.
Ai në minutën e nëntë të ndeshjes është përplasur me kokë me bashkëlojtarin e tij ku përfundoi me hundën e përgjakur.
Edhe pse iu dha ndihma e parë për më shumë se pesë minuta dhe Beirnavand e ndërroi edhe fanellën pasi donte të vazhdonte, ai megjithatë u nxor me barelë nga fusha e lojës.