Rritja enorme e sasise së ujit në Lumin Sitnica duke rrezikikuar që të vërshoi një pjesë të madhe të qytetit të Vushtrrisë ka bërë që shtabi emergjent të dalë me vendim që të bëhet shpimi i argjinaturës së lumit Silnica në dy lokacione, Mihaliq dhe Pestovë.
Kështu ka njoftuar Faqja Zyrtare e Komunës së Vushtrrisë në facebook, njoftim të cilin mund ta gjeni në vijim.
NJOFTIM
Në lidhje me gjendjen e krijuar pas reshjeve të shiut dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Silnica është mbajtur mbledhje urgjente nga Shtabi Emergjent Komunal.
Pas vlerësimit të gjendjes kritike emergjente, Shtabi Emergjent Komunal merr këtë vendim:
1. TË BËHET SHPIMI I ARGJINATURËS (BANKINËS) NË FSHATRAT MIHALIQ DHE PESTOVË.
Nga Shtabi Emergjent Komunal është vlerësuar se ky vendim do të ndikojë në parandalimin e përmbytjes së një pjese të qytetit të Vushtrrisë.
Shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që t’i largojnë bagëtitë nga ajo zonë.