Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Me NATO-n koordinohemi për të gjithë territorin – Kosova e pandashme

    27/11/2022 | 15:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së Forcës” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

    Në një prononcim para gazetarëve, ajo ka theksuar se me bashkësinë ndërkombëtare ka një koordinim të vazhdueshëm për tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm për ndonjë rajon specifik, njofton Klan Kosova.

    “Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe natyrisht se diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë më NATO-n është i nevojshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për veri”.

    “Ne flasim për të gjithë territorin, Kosova është e tëra dhe është e pandashme. Andaj çdo koordinim i yni me bashkësinë ndërkombëtare është për tërë territorin e Kosovës”.

    Tutje, ajo shtoi se FSK-ja është duke treguar sukses të madh në transformimin në Ushtri të Kosovës.

    Sipas saj, synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO pasi që tashmë forcat e FSK-së veçse janë duke kontribuar në misione paqeruajtëse përkrah ushtrisë amerikane.

    Së bashku me presidenten, është parë edhe Rifat Jashari (vëllai i legjendarit Adem Jashari).

    Interesimi i qytetarëve ishte i madh për këtë ngjarje ku u demonstruan aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.