Kuvendi i Kosovës ka bërë një një sqarim në lidhje me përfitimet e ish-deputetëve.
Në sqarimin e tyre thuhet se kur kuvendi shpërndahet, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri.
“Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj”, thuhet në njoftim.
Kuvendi ka bërë të ditur se deputetëve që japin dorëheqje i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet.
“Kur deputeti jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, së fundmi deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre në Kuvendin e Kosovës.