Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi kishin rënë dakord për një marrëveshje për të pagjeturit, por se Beogradi nuk ishte i gatshëm.
Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se më 18 gusht të këtij viti ishin punuar dy faqe tekst për të pagjeturit dhe se mungojnë aty vetëm nënshkrimet e palëve.
“Me datë 18 gusht është edhe një zhvillim që nuk përmendet sot për marrëveshjen për të pagjeturit. Jemi dakorduar, janë dy faqe tekst, mungojnë vetëm nënshkrimet”.
“Unë isha i gatshëm u dakoorduam, kur vjen puna për nënshkrim unë jam i gatshëm, Serbia nuk është. Kjo askund nuk përmendet”,ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.