Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka dalë në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në fshatrat e Vushtrrisë.
Ajo ka thënë se do ta ngrisë çështjen edhe në Kuvend, pasi ka nevojë për intervenim të menjëhershëm, për shkak të gjendjes së rënduar.
Postimi i saj i plotë:
Pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e fundit në Vushtrri, isha në terren me bashkëpunëtor për të parë nga afër dëmet e shkaktuara, në fshatrat Nadakoc e Pestovë, aty ku gjendja shihej më e rënduar. Duke e parë nevojën për intervenim të menjëhershëm do të ngrisë këtë çështje edhe në Kuvendin e Kosovës. Falë Zotit deri me tani situata është e menaxhueshme dhe nuk ka pasur nevojë për evakuim të banorëve.