Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosova nuk zmbrapset, policia nga nesër nis gjobitjen për targat ilegale serbe

    21/11/2022 | 19:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Bruksel nuk pati marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë rreth targave as pas tetë orësh takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

    E faza e dytë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës është gjobitja e qytetarëve serbë që ngasin vetura me targa ilegale si “KM” “PR” “GL” “UR” “PE” etj, transmeton klankosova.tv.

    Gjobitja prej 150 eurosh ishte paraparë të niste më 21 nëntor por për shkak të takimit në kryeqendrën evropiane ishte shtyrë për 24 orë.

    Por, pavarësisht kërkesave, Kosova nuk zmbrapset – ky vendim do të zbatohet nga organet e rendit.

    Të paktën se nuk ka ndryshim vendimi deri tani, kjo u konfirmua për klankosova.tv nga policia.

    Në një përgjigje me shkrim ky institucion i rendit dhe ligjit, thotë se vendimi do të nis të zbatohet nga ndërrimi i paraditës.

    “Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të fillojë po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, thuhet në përgjigjen me shkrim për Klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.