Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare, Betim Osmani, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 18 dhjetor në komunat veriore të vendit.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se politika pati ndikim të madh në nivelin lokal në pjesën veriore të vendit. Por, ka shtuar se falë qytetarëve situata atje është e qetë pas të gjitha zhvillimeve të fundit që u shkaktuan para arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel.
“Gjendja në veri është shumë e qetë, falë qytetarëve të veriut të të gjitha komuniteteve, jo falë politikës po vetëm falë qytetarëve. Qytetarët po dalin shumë më të kuptueshëm se sa politikanët”ka thënë Osmani, njofton Klankosova.tv.