Kryetari i komunës së Vushtrrisë i ka reguar LDK-së në Vushtrri që sipas tij po dezinformon në lidhje me koston e ndërtimit të vigeve mbi lumin Silnica.
Sipas Idrizi ndërtimi i dy vigave mbi lumin Silnica ka kushtuar 38 mijë euro, dhe jo 50 mijë euro për ndërtimin e vetëm një vigu siç kishte pretenduar LDK.
“Për informimin e drejtë të qytetarëve, të dy vigat që kemi ndërtuar këtë vit mbi Lumin Silnica, ai i “Novolanit” dhe i “Shaban Agës” kanë kushtuar 38.000 €. Këta viga kanë qenë të domosdoshëm për qytetarët e Vushtrrisë me rrethinë.” ka shkruar Idrizi në facebook.