Kryetari i komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se nesër do të mbahet një akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit, festës së flamurit dhe 110 vjetorit të Pavarisë së Shqipërisë.
Siç njofton Idrizi akademia solemne do të mbahet nesër nga ora 13.00 në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, nesër nga ora 13:00, organizojmë akademi solemne në Qendrën e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Ju ftoj të jemi bashkë! 🇦🇱
Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës