Federata e Futbollit e Gjermanisë ka shpjeguar se futbollistët e kombëtares janë paraqitur në fillim të takimit me Japoninë me “gojën mbyllur” në shenjë proteste ndaj FIFA-s.
FIFA kishte ndaluar bartjen e shiritit me ngjyra të kapitenëve, që përbënte një kampanjë sensibilizimi kundër diskriminimit, teksa me vendimin e tyre nuk është pajtuar Gjermania.
“Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbajtur një qëndrim për vlerat që mbajmë në ekipin kombëtar të Gjermanisë: Diversitetin dhe respektin reciprok. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej. Nuk bëhej fjalë për një deklaratë politike – të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. Kjo është arsyeja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne. Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh një zë. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë”, thuhet në reagimin e federatës gjermane të futbollit.
Kampanja “One Love” kishte filluar tash e disa muaj nga shtatë vende të mëdha arabe, mirëpo ajo u ndërpre pak ditë para se të fillonte Kupa e Botës.
FIFA kishte kërcënuar kombëtaret se futbollistët e tyre do të ndëshkohesh me karton të verdhë dhe kështu ato u detyruan të tërhiqen.