Gazetari i njohur për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, ka mirëpritur lajmin e pajtueshmërisë që u arrit në takimin e ambasadorëve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka shpërndarë komunikatën e BE-së në llogarinë e tij në Twitter.
“Kosova, e rregulluar para fundit të vitit falë presidencës çeke. Pas kësaj, Suedia dhe Spanja do të marrin përsipër çështjen, me pak interes për avancimin e dosjes”, ka shkruar Israel, njofton Klankosova.tv.
#Kosovo: Fixed before the end of the year thanks to @CZECHIAinEU. After that, Sweden and Spain will take over, with little interest in advancing the dossier. https://t.co/QMhkpbNkrR
— Stephan Israel (@StephanIsrael) November 30, 2022