Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në të cilën nuk u arrit asnjë marrëveshje, ka thënë se të dy palët kanë mungesë respekti ndaj obligimeve ndërkombëtare, veçanërisht Kosova.
“Mungesa e marrëveshjes sot do të thotë se ne duhet të shkruajmë konkluzionet se si po shkon ky proces. Do të informoj kolegët në takimin e ministrave për sjelljen e dy palëve dhe mungesën e respektit për obligimet legjitime ndërkombëtare, dhe më duhet ta them se kjo shkon veçanërisht për Kosovën, e di se kjo tingëllon si sinjal politik negativ”, tha Borrell, transmeton Klankosova.tv.
Tutje ai tha se nga ana e tij, do e mbajë dialogun shumë lartë në agjendë, me mbështetjen e BE-së dhe Lajçakut.