Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për restaurimin e “Qendrës Hebraike Kulturore” në Prizren.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kishte marrë pjesë sot në ceremoninë e nisjes së restaurimit.
“Mirë që jam sot në ceremoninë e vendosjes së themeleve të Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren, së bashku me ministrin Hajrulla Çeku, ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv, Votim Demiri nga komuniteti hebre, kolegët diplomatë dhe nënkryetarin e komunës së Prizrenit”, ka shkruar Rohde, transmeton Klankosova.tv.
Good to be at the foundation laying ceremony of the Jewish Cultural Center in Prizren today, together with Minister @HCeku, Israeli Ambassador @AmbTammyZiv, Votim Demiri from the Jewish Community, diplomatic colleagues and the deputy mayor of Prizren. pic.twitter.com/7jFsLChT7a
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 20, 2022