Kosova është shteti me borxhin më të ulët publik nga vendet e rajonit në vitin 2021, kurse Mali i Zi ka borxhin më të thellë.
Borxhi publik është një nga treguesit bazë makroekonomikë, i cili tregon se sa është në borxh një shtet i caktuar.
Më konkretisht, borxhi publik paraqet një lloj të ardhurash publike që shteti realizon për të arritur qëllime paraprakisht të caktuara, pra mbulimin e shpenzimeve publike.
Ndërkohë, borxhi publik i Kosovës në fund të vitit 2021 ishte afër 1.7 miliard euro ose 23.34 për qind, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Kosovës.
Nëse krahasohet me vendet e tjera të rajonit, për sa i përket peshës në përqindje të borxhit publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), rezulton se ky vend ka borxhin publik më të ulët, transmeton Telegrafi.