Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Takohen krerët e dy policive, nga Kosova dhe Greqia

    06/05/2022 | 14:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Konferenca Rajonale e Drejtorëve të Policisë e cila po mbahet në Shkup, po tregohet mjaft e rëndësishme në krijimin e urave lidhëse për bashkëpunim ndërmjet organizatave policore, sfidave dhe mbështetjes, si dhe në realizimin e takimeve ndërmjet krerëve të organizatave policore.

    Në kuadër të kësaj konference, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti ka realizuar edhe një takim bilateral me shefin e përgjithshëm të Policisë së Greqisë z.Konstantinos Skoumas, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët për të dy vendet.

    Kryesisht diskutimet janë fokusuar në krijimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy organizatave policore, bashkëpunim ky i cili do të mund të realizohet edhe përmes takimeve të ndërsjella dhe shkëmbimit të informacioneve që shërbejnë në interes sigurisë rajonale.

    Ky takim rezultoi të jetë mjaft i frytshëm dhe pozitiv, përmes së cilit pritet të rritet edhe më tej bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e sigurisë ndërmjet dy policive.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.