Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Selakoviq: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

    08/05/2022 | 14:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar se Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve të Këshillit të Evropës.

    Duke komentuar interesimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Selakoviq theksoi se “nuk është sekret që Prishtina ka përkrahjen e shumicës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk i ka parimet në anën e saj”.

    “Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq nëse shkelen brutalisht marrëveshjet e Uashingtonit dhe Brukselit, gabon”, tha Selakoviq, raporton N1.

    Ai më tutje deklaroi se “do të aktivizojmë çdo politikë të mundshme të mbrojtjes së interesave të shtetit të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë”.

    Kujtojmë se Rusia javë më parë është përjashtuar nga Këshilli i Evropës dhe në këtë formë Kosovës i është lehtësuar rruga për anëtarësim pasi që rusët do të mund ta bllokonin përmes vendosjes së vetos.

    Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate. /telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.