Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pupovci: Ministria i lejon ekskursionet, është cështje e shkollave a duan ose jo

    06/05/2022 | 12:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se MAShT-i i lejon të organizohet ekskursionet e shkollave.

    Ai tha se kjo lejohet prej vendimit të qeverisë që është marrë në mars, ku ekskursionet lejohen prej masave të COVID-19.

    “Ekskursionet, dasmat, fejesat janë lejuar. Kjo është konfirmuar edhe me vendimin e fundit të qeverisë së datës 30 prill, ku shkruan se ekskursionet lejohen”.

    “Është çështje e shkollës nëse do t’i organizojë dhe ku do t’i organizojë. Ndalesë në Kosovë për ekskursione nuk ka”, ka thënë Pupovci, njofton Klankosova.tv.

    Ai, përmendi edhe protestat që ndodhën sot në Podujevë për të cilat tha se nuk e dinë pse është protestuar, e protesta këto që rezultuan me arrestimin e një nxënësi, që sipas policisë deri te arrestimi erdhi për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë,

    “Nuk e di pse është protestuar në Podujevë, cila ka qenë arsyeja e vërtetë, por ekskursionet nuk janë të ndaluara dhe këtë ne qartë ua kemi bërë me dije edhe drejtorëve komunalë arsimit, por veç duhet të respektohen masat që parashihen, ku në fillim ka qenë që kapaciteti i autobusëve të jetë deri në 50 për qind e tash më 30 prill, parashihet deri në kapacitetin e plotë të tyre”, ka thënë Pupovci, njofton Klankosova.tv.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.