Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se trupat dhe vullnetarët në rajonin lindor të Ukrainës Donbas po “luftonin për atdheun, të ardhmen e tij” dhe akuzoi Perëndimin se po përgatitet për një “pushtim të tokës sonë”.
Putin po fliste në paradën vjetore në Sheshin e Kuq të Moskës, që shënon përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Ai e quajti NATO-n “një kërcënim të qartë” për Rusinë dhe tha se “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë ishte i nevojshëm dhe “vendim i duhur”.
Putin shtoi gjithashtu se shteti do të bënte “gjithçka” për t’u kujdesur për familjet që i vuajnë dhimbjet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
“Vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për ne”, tha ai.
Presidenti rus e përfundoi fjalimin e tij me brohoritjet e ushtarëve në Sheshin e Kuq, gjuajtjen e topave dhe himnin kombëtar rus.

