Kuvendi i Kosovës të enjten formoi dy komisione hetimore parlamentare që lidhen me sektorin e energjisë.
Kjo u arrit me marrëveshje mes pushtetit e opozitës, pas përplasjeve të shumta në seancën plenare.
Komisioni i propozuar nga PDK do të merret me veprimet e rreth 10 muajve të fundit në energjisë, kurse nisma e VV-së heton zhvillimet në sektor që nga 2006.
Trupat 11 anëtarësh që do të kenë mandat gjashtë mujor do të udhëhiqen nga Driton Selmanaj i LDK-së dhe Hajdar Beqa i PDK-së. Gjatë kësaj periudhe pritet të ftohen për intervistë shumë drejtues institucionesh.
Sipas Ligjit për Hetim Parlamentar, komisionet themelohen për të hetuar probleme ku përfshihen direkt përgjegjësitë qeveritare apo shtetërore.

