Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nxënësit e shkollës profesionale për hoteleri gjejnë punë edhe në Kosovë, por ikin në Gjermani

    07/05/2022 | 20:15Updated:07/05/2022 | 20:22
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    30 nxënës të shkollës profesionale për hoteleri e turizëm “7 Shtatori”, nga shtatori e deri tani kanë gjetë punë në Gjermani, për çka edhe sekretaria e këtij institucioni arsimor vetëm u ka përgatitur dokumentet e nevojshme për vizën e punës.

    “Kryesisht nga Gastronimia, gjellëbërës, kuzhinier, kamerier të tjerat profesione më pak. Në Gjermani shumica e tyre do të shkojnë”, deklaron Musli Dulahu, sekretar i kësaj shkolle.

    Jon Ajvazi ka shtatë muaj që po mësohet në Villa Gërmia, të gatuajë pica e përgatisë ushqime të tjera.

    “Këtu është super, pasi ta përfundojë praktikën e kam në plan të punësohem këtu, më pëlqen shumë”, thotë ai.

    Në këtë shkollë, mësohen edhe gjuhë të huaja, anglisht e gjermanisht.

    Drejtorja e “7 Shtatorit”, Hatixhe Retkoceri, po thotë se numri i nxënësve të regjistruar në këtë shkollë po bie vit pas viti, ani pse të gjithë maturantët e sivjetmë, sipas saj veç i kanë siguruar tashmë kontratat e punës, njofton klankosova.

    “Kjo po ndodhë për dy arsye. Një, sepse po u japin më shumë jehonë gjimnazeve e ne na duhet më shumë promovim dhe tjetra arsye se ka rënë nataliteti, shtimi i popullsisë”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.